http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisma e qeverisë për të mbështetur industrinë e inceneratorëve vlerësohet nga ekspertët e mjedisit, si një masë e nxituar në stadin në të cilin ndodhet vendi.
Në vend që qeveria të stimulojë industrinë ricikluese dhe prodhimin e energjisë se pastër, ajo po bën të kundërtën. I këtij mendimi është eksperti i mjedisit Gavrozh Zela.
Sipas Zelës prodhimi i energjisë nga mbetjet duhet të jetë opsioni i fundit i zgjedhjes së qeverisë shqiptare.
Nga ana tjetër, ekspertët e mjedisit në PD këmbëngulin se stimulimi i kësaj dege lidhet me kontratat misterioze dhe korruptive të qeverisë për inceneratorët.
Aktualisht është vënë në punë vetëm inceneratori i Elbasanit, ndërkohë që në Fier banorët e disa fshatrave po protestojnë kundër ndërtimit të veprës se dytë.