Report TV - Kryemadhi: Zërat për dhunë pasqyrim i frikës së Ramës, policia të mos provokojë

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të mos lejojë efektivët e policisë të krijojnë trazira gjatë protestës së opozitës, ditën e nesërme.

Pas takimit me Bashën dhe aleatët e PD, Kryemadhi i bëri thirrje Xhafajt të jetë i kujdesshëm me deklaratat që bën policia, pasi sipas tij, do të përballet jo vetëm me militantët e partisë, por me të gjithë shqiptarët.
?I bëj thirrje Xhafajt të jetë i kujdesshëm me deklaratat që bën policia, se do përballet jo me protestuesit, por me shqiptarët. Do të marrin pjesë edhe ndërkombëtarët e martuar me shqiptarë, që punojnë e jetojnë në Shqipëri, sepse do protestojnë kundër gjobave që iu vendos Rama?, tha Kryemadhi.

Më tej, ajo theksoi se nuk do të ketë dhunë gjatë protestës, duke ju bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe të mbajnë telefonat hapur për të regjistruar çdo tentativë provokimi nga njerëzit e kryeministrit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS