Ora News - Negociatat me Athinën, Bushati: Çamët të drejtë të gëzojnë pronat në Greqi

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për herë të parë pas dy takimeve ministria i jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një dritë shprese për të gjithë çamët e dëbuar nga Greqia.

Në komisionin e jashtëm i thirrur për të informuar për këto bisedime, ministri Ditmir Bushati tha se heqja e ligjit të luftës do të sillte pikërisht këtë pasojë, që të gjithë çamët të gëzojnë pronat e tyre në Greqi.

Bushati: Ligji i luftës ka dy komponentë, ka komponentin politik sepse do të prodhojë një atmosferë shumë më të mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka një komponent ligjor për sa i përket dekreteve të kohës, legjislacionit civil në Greqi, të cilët vendosën nën sekuestro pronat e shqiptarëve, pronat e shtetit shqiptar dhe pronat po të doni të shtetasve shqiptarë me origjinë greke.

Por për opozitën këto janë vetëm fjalë dhe qeveria nuk ka ende asgjë konkrete.

Tritan Shehu, deputet i PD: Grupe pune ka që pas traktatit të miqësisë të bëra në 1996. Çfarë keni bërë? Pse nuk i bëtë 4 vjet përpara?! Po dëmtuat edhe atë që është bërë. Këtu duhet të përgjigjeni ju.

Marrëveshja e detit një tjetër element që ka ngjallur debate me Greqinë sipas Bushatit po shkon drejt zgjidhjes duke ironizuar ish ministrin e jashtëm Lulzim Basha që sipas tij ka bërë një marrëveshje kuturu. Për këto diskutime, Bushati tha se ka informuar edhe kreun e shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-me-athinen-bushati-camet-te-drejte-te-gezojne-pronat-ne-greqi

Share This Video


Download

  
Report form