Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
35 persona janë proceduar nga policia e Durrësit gjatë muajit janar të këtij viti, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale që nga falsifikimi i dokumetave e deri tek braktisja e fëmijëve, ndërsa 318 persona nuk janë lejuar të largohen nga porti pasi nuk justifikonin qëllimin e udhetimit apo kishin probleme me dokumentacionin.
Në bilancin e punës një mujore te bërë nga kjo polici vihet re se një rëndësi i është kushtuar luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Për këtë arsye është hartuar një plan-operacioni i përbashkët me Drejtorine e Policisë së Tiranës , Fierit, Durrës, Delta Forcë dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier.
Gjatë operacionit u kontrolluan territore të Spillesë dhe Divjakës, stane, ndërtesa të braktisura, ish-depo ushtarake, gryka lumenjsh, zona të pyllëzuara si dhe gjithë vija bregdetare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kontrolle-te-rrepta-ne-durres-procedohen-35-persona-318-te-tjere-nuk-u-lejohet-largimi