Ora News - Veliaj: Jo më tolerime, uji duhet paguar. Kemi mbështetjen e mbi 90% të qytetarëve

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Bashkisë së Tiranës përsëriti qartazi qëndrimin se nuk do të tolerohet askush që vjedh ujin e pijshëm të qytetarëve.

Teksa tha se tha mbarëvajtja e aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit dhe formalizimit të tyre do të jenë një nga detyrat më të rëndësishme të Policisë Bashkiake, Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë ditët e mbetura deri më 28 shkurt, që të lidhin pa asnjë penalizim kontratat e reja me UKT.

Veliaj: ?U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, por sidomos atyre që janë biznesmenë dhe që e përdorin ujin e pijshëm për të fituar para, paguajeni sepse nuk do të ketë më tolerime. Deri në datën 28 shkurt, çdo qytetar ftohet të lidhë kontratë me UKT, jo vetëm në Tiranë, por në 61 bashkitë e Shqipërisë?.

Ai bëri të ditur se deri më 28 shkurt do të vijojë fushata ndërgjegjësuese për konsumatorët familjarë, që të paraqiten pranë pikave të hapura të Ujësjellës-Kanalizimeve për të formalizuar lidhjet e tyre.

Veliaj theksoi se aksioni i ndërmarrë në rang kombëtar për disiplinimin e ujit të pijshëm ka mbështetjen e mbi 90% të qytetarëve dhe se Bashkia e Tiranës është e vendosur për t?i shkuar deri në fund ndërprerjeve të lidhjeve të paligjshme të ujit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-jo-me-tolerime-uji-duhet-paguar-kemi-mbeshtetjen-e-mbi-90-te-qytetareve

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS