Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka analizuar debatin e fundit politik në lidhje me diskutimet që dy qeveritë shqiptare dhe ajo greke po bëjnë për çështje si ligji i luftës apo çështjen e kufijve.
Myftaraj: Në bisedimet e fundit që po mbahen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e mbartura është ngritur edhe çështja e ligjit të luftës që eksizton mes dy vendeve për shkak se Greqia vazhdon të mbajë në fuqi një ligj të viti 1940 me rastin kur Italia sulmoi Greqinë dhe të gjithë pjesët përbërese të perandorisë Italiane duhet të detyroheshin ti shpallnin luftë Greqisë.
Dmth autoritetet kukulla që kishte vendosur italia në ato pjesët e perandorisë së saj.
Historia është e njohur, problemi është se Greqia pasi e ndjen se ka marrë shumë me varrezat e ushtarëve në territorin e saj, me kufirin detar në 12 milje e ndjen se duhet të përdorë si për këtë pilulë të hidhur për shqiptarët duhet ta ëmbëlsojë pak me heqjen e ligjit të luftës.
Po pyetja është a po e heq vërtet Greqia ligjin e luftës?
Ministri i Jashtëm Kotzias i cili është një njohës shumë i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i ligjislacionit thotë se ka dy mënyra për ta hequr: Me anë të parlamentit ose me anë të presidentit, ose me anë të një deklaratë të gjithë qeverisë.
Kur shpallet luftë e shpall presidenti dhe pastaj e shqyrton parlamenti.
Këtë gjë e ka bërë Greqia në 1940, këtë procedurë ka ndjekur mbreti grek iu përgjigj shpalljes së i luftës nga ana e Italisë dhe pastaj e shqyrtoi parlamenti.
Greqia është repuiblikë, ka president, por në këtë pikëpamje legjislacioni ka mbetur i njëjtë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-ligji-i-luftes-ne-parlament-rrezon-qeverine-greke