http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti i dedikoi 4 ore debat kërkesës se opozitës per ndryshimin e votës se Shqipërisë ne OKB per çështjen e Jerusalemit. Por me se shumti kjo çështje u perdor nga politikanet si sfond politik per te ngritur te tjera problematika. Kryetari i PD Lulzim Basha e shfrytëzoi votën ne OKB per te ilustruar papergjegjshmerine e nje kryeministri te kapur nga krimi.
Ndërsa kryeministri Edi Rama lexoi tek kërkesa per mocion me debat per Jerusalemin, përpjekjen e opozitës per t?i shpëtuar reformës ne drejtësi.
Te dy politikanet replikuan edhe per institucionet e reja te drejtësisë, per te cilat Rama garantoi se kete te enjte do te ngrihen.
Ndersa debati per voten e Shqipërisë ne OKB u shndërrua ne nje debat kush është kundër Shteteve te Bashkuara te Amerikës.
Partia Demokratike kerkon qe parlamenti te miratoje nje rezolute, e cila te detyroje qeverinë te ndryshoje votën ne OKB, ne mbështetje te SHBA.