Ora News - Koka në '360Gradë': Anëtarët e rinj të KLP dhe KLGj ishin përcaktuar paraprakisht

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Bledian Koka i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se fondacioni Soros vonoi qëllimisht kandidaturat nga shoqëria civile me qëllim për të zgjedhur kryeprokuroren e përkohshme. Ai shtoi se kandidatura ishin të paracaktuara për të qenë aty, ndërsa shtoi se sipas reformës në drejtësi, njerëzit që e kanë hartuar nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të reja, por kjo nuk ka ndodhur

Koka: Komisioni i Shoqërisë Civile drejtohet nga Andi Dobrusha, njeri i Sorosit dhe reforma në drejtësi është sponsorizuar nga Soros. Komisioni i Shoqërisë Civile e ka shtyrë tre herë afatin deri në momentin për të zgjedhur kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku që është zgjedhje antikushtetuese.

Alfred Balla është propozuar nga shoqëria civile. Lista e shoqërisë civile u rrëzua në votimin e parë, të dytë dhe të tretë. Edhe pse OMN thoshte qartë që edhe zt.Balla, edhe zt.Murataj dhe zonja nuk i plotësonin kushtet për të qenë pjesë e KLP-së, mazhoranca e kishte vendosur që këta njerëz të ishin këtu dhe këta njerëz votoi. Kjo për mua do të prodhojë një drejtësi popullore të para 90-s. Edhe zt.Gent Ibrahimi është një person i kontestuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/koka-ne-360grade-anetaret-e-rinj-te-klp-dhe-klgj-ishin-percaktuar-paraprakisht

Share This Video


Download

  
Report form