Në mbrëmjen e 27 gushtit ata i thanë po njëri-tjetrit dhe dasma e tyre pushtoi mediat jo vetëm për shkak të bukurisë së nuses, por edhe mënyrës tradicionale se si u bë dasma.
Bëhet fjalë pikërisht për çifti Andra dhe Sinan Hoxha.
Ata ishin të ftuar sot në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfyen edhe një herë historinë e tyre të dashurisë dhe emocionet që kanë përjetuar.
Gjatë emisionit Andrra rrëfeu detaje nga ceremonia e dasmës ndrëkohë që tha se ka ndërruar 5-6 fustane.
?Të them të drejtën nuk e mbaj mend as vetë, në dasmën me shoqërinë e Sinanit kam patur dy fustane, kam patur 5-6 fustane gjithsej?, tha Andrra.