Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky blegtor dibran ndërpreu duke i rënë këmborës në shenjë proteste deklaratën e drejtorit Rajonal të Bujqësisë Novruz Jashari për mungesën e subvencioneve.
Të irrituar, disa dhjetëra blegtorë protestuan para drejtorisë rajonale të bujqësisë se i ka mashtruar me skemat mbështetëse.
Fermer: Jeni më të korruptuarit, më të pabesët, më të pafetë.
Disa prej tyre thonë se kanë plotësuar dokumentacionet dhe janë shpallur edhe fitues, por nuk kanë marrë asnjë qindarkë.
Por drejtori rajonal i bujqësisë, Novruz Jashari argumentoi se për vitin 2017 të gjithë fondin e morën skemat më konkurruese, ku blegtorët nuk bënin pjesë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/blegtoret-e-dibres-nderpresin-me-kembore-kreun-e-bujqesise