Report TV - Zyrtarja e BE i pret fjalën Bylykbashit: Po flisni jashtë teme, jo komente

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian, Monica Macovei, i ka ndërprerë fjalën deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi, gjatë takimit të 12 të Stabilizim-Asociimit të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Zyrtarja e lartë e PE deklaroi se zgjedhjet e 25 qershorit ishin më të mirat, ndërsa kjo duket se nuk i pëlqeu Bylykbashit, i cili kërkoi menjëherë fjalën. Macovei i dha 30 sekonda kohë që të flasë për rekomandimet e OSBE-ODIHR, por deputeti u kap pas deklaratës së saj, duke thënë se ?kur themi që janë zgjedhjet më të këqija ...?.

Macovei i ka ndërprerë menjëherë fjalën, duke i thënë se i dha 30 sekonda jo për të bërë komente të deklaratave të saj, por për të folur mbi raportin zgjedhor.
Bylykbashi: Kur themi që janë zgjedhjet më të këqija të këtyre viteve ...
Macovel: Mos bëni komente. Unë ju dhashë 30 sekonda dhe ju po flisni jashtë çështjes që ju kërkova. Ne po diskutojmë mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Share This Video


Download

  
Report form