Në rrugen "Nikolla Tupe" në zonën e ish-bllokut në Tiranë, raportohet se në tortuar është gjetur i pajetë një burre i moshuar.
Mësohet se viktima është Memli Begalla dhe është 64-vjeç.
Në kokën e viktimës është gjetur një plumb nga qitja me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.
Policia verifikoi një makinë tip BMW që është parë pranë vend-ngjarjes dh më pas u vu në kërkim të BMW-së së zezë me të cilën janë larguar autorët.
Dyshohet se personi është qëlluar sapo ka dalë nga vetura e tij.
Ai është një sipërmarrës dhe ka 2 agjenci pranë kullave binjake, ka jetuar në Zvicër dhe ka patur probleme në të kaluarën.
Nga policia konfirmohet se janë shoqëruar 5 persona.