Shehu flet pas takimit me Metën: Çështjen e detit ta zgjidhim në Gjykatën Ndërkombëtare

Report TV 2018-05-11

Views 0

Presidenti Ilir Meta ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme takimet konsultuese lidhur me kërkesën e Ministrisë së Jashtme për plotfuqishmërinë sa i takon nisjes së negociatave me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Këtë të premte kreu i shtetit ka pritur ish-ministrin e Jashtëm, Tritan Shehu, deputet i PD. Pas takimit, Shehu u shpreh se pala shqiptare mban të fshehtë marrëveshjet me Greqinë, ndërsa theksoi se nga ana tjetër ministri i Jashtëm grek deklaron se marrëveshjet me Shqipërinë janë arritur.

"Negociatat me Greqinë janë nisur në mënyrë aspak transparente Nga pala shqiptare nuk ka asnjëkonfirmim, asnjë transparencë, por një heshtje të çuditshme, misterioze, kemi një deklaratë të ministrit të jashtëm grek që thotë se është arritur marrëveshja. Por si mund të arrihet marrëveshja pa plotfuqishmërinë e Presidentit? Arrihet njëherë marrëveshja teknike dhe pastaj ajo politike. Unë i besoj ministrit të Jashtëm grek, duke parë", u shpreh Shehu.

Share This Video


Download

  
Report form