Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ish-drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar do të mbeten në burg deri në përfundim të hetimit për abuzime me rrugën e Gjinarit dhe atë Tiranë-Elbasan.
Gjykata e Apelit Durrës, pas një seance që zgjati për rreth 3 orë la në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' të Gjykatës së Elbasanit për dy ish-zyrtarët e lartë.
Dashamir Xhika nuk ka pranuar të flasë, ndërsa Andi Toma në një moment emocional me lot të sy quajti absurd arrestimin e tij, dhe faktet e paraqitura nga organi i akuzes i cilësoi të rreme.
Të njëjtën gje pretendoj edhe avokati Neshat Fana duke kërkuar pavleshmëri të vendimit që e cilësoi të paarsyetuar.
Por treshja e Apelit e drejtuar nga Izet Dushaj dhe ndihmës Arben Vrioni e Anita Mici rrëzuan pretendimet, vendosi të lënë të burg dy ish-drejtuesit e ARRSH bashkë me Mbikqyrësin e Punimeve të Rrugës së Gjinarit dhe Kujtim Hyskën, administrator i kompanisë që kishte fituar tenderin e rrugës.
Ndërkohë për dy ish-administratorët e kompanive Agron Hyska dhe Rezarta Bokçiu u lanë detyrim paraqitje.
Arrestimet e ish-zyrtarëve u bënë pas një hetimi të nisur nga prokuroria e Elbasanit më 11 prill 2017 për veprat penale ?vjedhje dhe shpërdorim detyre?.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-ish-drejtoret-e-rrugeve-kerkojne-ndryshimin-e-mases-arrest-me-burg