Kompania britaniko-holandeze Shell do të nisë kërkimin e Naftës në bllokun 4 në zonën e Gjirokastrës dhe Delvinës. Përfaqësuesit e kësaj kompanie dhe qeveria shqiptare kanë nënshkruar në Shpirag marrëveshjen e cila sipas kryeministrit nuk ka qenë dhe shumë e lehtë për tu arritur, pasi janë dashur 2 vjet negociata. Në fund të tyre kompania ka pranuar që të kryejë investime në infrastrukturën e zonës ku do të nisë kërkimi.
Prania e Shell-it në Shqipëri për Ramën është një dëshmi se investimet e huaja gjejnë një klimë të përshtatshme dhe të njëjtën gjë ai fton ta bëjnë edhe kompani të tjera.
Marrëveshja për bllokun 4 mes qeverisë dhe Shell për kërkimin e naftës në zonën e Shpiragut do të kryhen në 3 faza. Kohëzgjatja e Kontratës për rastin nëse do të ketë një zbulim të ri gjatë shpimit do të jetë deri në 25 vjet me të drejtë zgjatje.
Në 7 vjet Shell do të investojë 42.5 milion USD.