Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy protesta të kundërta në kërkesë por që në thelb i bashkojnë vendimet për mjedisin, u zhvilluan në Kukës dhe në Berat. Në Kukës banorët e 9 fshatrave të Topojanit dhe Shishtavecit kërkojnë anulimin e lejeve për ndërtimin e pesë hidrocentraleve me argumentin se do të ndikonin në ekosistemin e zonës.
Banori: "Nuk është marrë mendimi i këtyre njerëzve. A është marrë mendimi apo jo? Jo! Jo!"
Zona ku është dhënë leja për hidrocentralet është park natyror dhe përfshin ekosistemin malor Korab-Koricnik, ndaj banorët e këtyre zonave paralajjmërojnë kundërshtim të ashpër të projekteve.
Banori: " Ato centrale nuk mund t'i bëjë sepse zona jonë është zona më e varfër ekonomikisht. Shyqyr që na ka dhënë atë pasuri, atë ujë që të jetojë populli dhe ata duan të na e vjedhin. Kjo nuk është e drejtë e qeverisë".
Banori:"Sot protesta paqësore, nesër mund të degradojnë se e kanë të ligjshme mbrojtjen e bukës së fëmijeve të tyre".
Berat, banorët bllokojnë rrugën
Në Berat punonjësit e firmave që nxjerrin dhe përpunojnë gur në malin e Tomorrit bllokuan rrugën nacionale që të çon drejt Skraparit duke kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Mjedisit për bllokim të aktivitetit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/punetoret-e-perpunimit-te-gurit-bllokojne-rrugen-berat-skrapar