Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 26 vjetorin e themelimit të partisë kreu i PBDNJ vangjel Dule nënvizoi se vendi tashmë është përballë sfidave të mëdha. Ndaj dhe ai kërkoi kontributin e të gjithë shoqërisë, por duke theksuar rolin e forcave politike
Dule: Mbi të gjitha kërkohet vizion dhe këtë vizion është sfida e politikës ta ofrojë. Është momenti që të gjithë sëbashku si klasë politike pavarësisht divergjencave ti përgjigjemi sfidës, ti rikthehemi politikës ti japim shoqërisë vizion.
Megjithatë Dule nënvizoi dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Dule: Meqë fizionomia jonë ka aspektin ndër më delikat atë të dimensionit human, i cili kudo dhe kurdoherë edhe në demokracitë më të konsoliduara shoqërohet shpesh herë nga paragjykime dhe sterostipe shpesh herë edhe keqkuptime.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/themelimi-i-pbdnj-dule-klasa-politike-duhet-te-ofroje-vizion