Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eksperti i ekonomisë, por edhe Konsulli i Nderit të Austrisë, Arben Malaj shpjegoi rolin që ka diplomacia ekonomike në tërheqjen e investimeve.
I ftuar në emisionin e lajmeve në Ora News, me gazetaren Ilva Tare, Arben Malaj argumentoi tre mënyra sesi konsulli i nderit të një vendi ndikon pozitivisht në tërheqjen e investimeve.
Pjesë nga deklarata e Arben Malajt
Ilva Tare: A ka rol diplomacia ekonomike në tërheqjen e investimeve?
Arben Malaj: Unë besoj po, dhe po ju them modelin e Austrisë që unë me kënaqësi e përfaqësoj si konsull nderi. Shteti i Austrisë ka vetëm 70 ambasadorë dhe ka 700 konsuj nderi për të thjeshtuar kontaktet dhe për të promovuar mundësitë e saj. Në këtë aspekt patjetër që konsujt e nderit mund të ndikojnë, sepse disa prej tyre vijnë nga biznesi, një pjesë vijnë nga eksperienca qeveritare, një pjesë e tyre vijnë nga studiot më të mira ligjore dhe vendosin kontakte të drejtpërdrejtë. Shpesh herë biznesi nuk është se orientohet nga deklaratat që bëjnë qeveritë. Ata duan ta dinë si vepron realiteti ekonomik, a është ai mikëpritës dhe si është klima brenda. Kjo është mënyrë e parë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/malaj-tre-menyra-si-konsujt-e-nderit-ndikojne-pozitivisht-ne-terheqjen-e-investimeve