Ora News - Fier, shembet me eksploziv tjetër objekt pesë katësh

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur një tjetër objekt në kuadër të projektit për rehabilitimin e lumit Gjanica. Ndërtesa prej 5 katesh është rrafshuar me shpërthim të kontrolluar ndërsa forcat xheniere përdorën 5 kilogramë lëndë plasëse.

Në total për t`u prishur përgjatë gjithë shtratit të lumit Gjanicë janë 24 objekte, me 33 pronarë ndërsa 17 prej tyre do të përfitojnë dëmshpërblim që shkon në vlerën e rreth 4 miliardë lekëve.

Ndërkohë në Vlorë Inspektoratit Ndertimor Urbanistik Vendor ka nisur punën për t`i hapur rrugë rehabilitimit të qendrës historike të qytetit. Por banorët, ndërtestat e të cilëve preken nga ky projekt thonë se kanë mbetur në qiell të hapur dhe i bëjnë thirrjë qeverisë t`i strehojë. Ata jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve dhe janë vendosur aty nga shteti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fier-shembet-me-eksploziv-tjeter-objekt-pese-katesh

Share This Video


Download

  
Report form