Report TV - Prezantohet projekti 'Brand Albania'

Report TV 2018-05-11

Views 0

Nismat e 100 fshatrave dhe ajo e agroturizmit kanë në themel mbrojtjen dhe nxitjen e produktit vendas, si marka unikale të zhvillimit turistik në vend. Fjala është e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë prezantimit të Projektit ?Brand Albania?, mbështetur nga USAID dhe Creative Business Solutions.
Në fjalën e mbajtur në prezantimin e projektit ministri Klosi theksoi se ky projekt është një përpjekje konkrete e të gjitha institucioneve dhe partnerëve për ta bërë Shqipërinë një destinacion turistik të diversifikuar dhe permanent dhe për këtë është mjaft e nevojshme që në polet e zhvilllimit të turizmit të tregtohen dhe ofrohen produkte autentike shqiptare.

Ministri Klosi theksoi se brandi Albania duhet të jetë në përputhje me karakteristikat dhe produktet e zonave të përcaktuara për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor fillimisht në 100 fshatrat si edhe të jenë produkte të marketueshme. Ministri Klosi gjithashtu bëri të ditur se së shpejti do të publikohet një kalendar i pasur aktivitetesh që do t?u ofrojnë turistëve vendas dhe të huaj, më shumë mundësi për të vizituar Shqipërinë në cdo stinë të vitit.

Share This Video


Download

  
Report form