Shqiptari ra ne kurthin e policise greke

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Ky është momenti kur policia greke kontrollon me imtësi motobarkën me të cilën Dritan Jorgji nga Saranda transportoi drejt Igumenicës ngarkesën me 424 kilogramë kanabis mbrëmjen e së mërkurës.

Është ora 2 pas mesnate në plazhin e Platarias, aty ku 42-vjeçari shqiptar kishte lënë takim me blerësin e drogës, i cili në fakt rezultoi të ishte një agjent i policisë së Prevezës.

Në krah të mjetit lundrues ku ishte ngarkuar droga qëndron një nga 6 fregatat e rojes bregdetare greke, të përfshira në operacion.

Në video dëgjohet sesi efektivët pyesin për llojin e motorit dhe përpiqen të dallojnë çfarë shkruhet me ndihmën e prozhektorëve dhe elektrikëve të dorës.

Forcat greke ndërhynë në momentin që 42-vjeçari lidhi gomonen dhe po shkarkonte drogën pa e ditur se kishte rënë pre e një kurthi.

Ai ishte mbajtur nën vëzhgim sapo kishte kaluar në ujërat greke, ku po lëvizte me shumë kujdes dhe fare afër bregut, në mënyrë që të mos zbulohej nga radarët. Shqiptari që u vu në pranga dyshohet se transportonte sistematikisht drogë nga Shqipëria në Greqi përmes detit.

Share This Video


Download

  
Report form