Ora News - Raporti i UNICEF për vdekshmërinë foshnjore: 6.2 vdekje për 1000 lindje

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të dhënat e UNICEF për vitin 2017, treguan se në Shqipëri ka 6.2 vekeje të foshnjave për 1000 fëmijë të lindur. Raporti e rendit Shqipërinë në vendin e 35, në mesin e shteteve me të ardhura mbi mesatare.

Për ekspertët e shëndetësisë, mortaliteti tek foshnjat 0-1 vjeç dhe tek fëmijët nga 1-5 vjeç ka rënë ndjeshëm krahasuar me 5 vite me parë.

Burazeri: Lajmi është i mirë, ka një rënie të vdekshmërisë foshnjore, jo vetëm vitin e fundit por duke filluar që pas 2010, dhe dukshëm pas 2013 ka rënë. Rënia është tek të dyja gjinitë.

Genc Burazeri, nëndrejtori i ISHP, thotë se krahasuar me vendit e rajonit, Shqipëria lë pas Maqedonisë ku raportohet për 8.3 vdekje për 1000 fëmijë të lindur. Vendet që kanë bërë me tepër proges në këtë drejtim janë Sollvenia dhe Kroacia.

Burazeri: Padyshim që Shqipëria e ka këtë tregues më të lartë se vende të tilla si Sllovenia, po kështu edhe Kroacia. Ne krahasohemi me vendet e Ballkanit Perëndimor ku padyshim që jemi më mirë sesa Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Jemi të krahasueshëm me Serbinë.

Në lidhje me shtrirjen gjeografike, ekspertët e lidhin vdekshmëinë foshnjore me zonat e rurale, duke evidentuar shkaqet sociale-ekonomike dhe pamundësinë e shërbimeve shëndetësore.

Burazeri: E vërteta është që në zonat verilindore, veriore ka një indeks më të lartë jo vetëm të vdekshmërisë foshnjore por edhe asaj fëminore 0-5 vjeç. Kjo ka të bëjë me nivelin social ekonomik, me sasinë dhe shërbimin shëndetësor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-i-unicef-vdekshmerine-foshnjore-62-vdekje-1000-lindje

Share This Video


Download

  
Report form