Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
17 vjeçari që vrau me thikë një bashkëmoshatar në Durrës, të premten e kaluar do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimit. Në seancën për masën e sigurisë, ai shfaq i penduar ndërsa deklaroi se mund ta shmangte këtë akt fatal. Ndërkohë, shkolla "Hysen Çela" paralajmëroi me përjashtim nga puna, mësuesen që nuk pranoi në klasë 16 vjeçarin që mbeti i vrarë, vetëm sepse ishte paraqitur 12 minuta me vonesë.
Gjykata e Durrësit la në "arrest me burg" 17 vjeçarin Devi Lala që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Angjelo Gjokazaj.
Para togave të zeza, 17 vjeçari i qëndroi variantit të tij të historisë duke thënë se Gjokazaj e sulmoi i pari, ndërsa ai ishte kundërpërgjigjur në formë ekstreme me thikë për tu mbrojtur.
"Më sulmoi vetë i pari, më goditi në kokë me celular, unë nxora thikën nga frika për tu mbrojtur. E qëllova nga frika, jam penduar shumë për veprimin tim, mund ta kisha shmangur" citohet të jetë shprehur adoleshenti.
Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të moshës, por mësohet se avokati kërkoi masë më të lehtë sigurie, por që u rrëzua nga gjykata.
Ndërkohë edhe Shkolla Profesionale ?Hysen Cela? ka paralajmëruar për largim nga puna, mësuesen që ditën kur ndodhi ngjarja nuk pranoi në mësim 16 vjeçarin Gjokazaj, pasi u paraqit 12 minuta me vonesë.
Por pavarësisht rregulloreve të shkollave, mësuesit thonë se e kanë thuajse të pamundur të menaxhojnë nxënësit, sidomos adoleshentët.
Ngjarja e rëndë u shënua të premten në Spitallë, ndërsa 16 vjeçari Angjelo Gjokazaj ndërroi jetë disa orë më pas në spitalin e Durrësit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrau-16-vjecarin-adoleshenti-pranon-krimin-dhe-shfaq-pendese-ne-gjykate