Report TV - Si u kapën dy shqiptarë me 350 000 në Ekuador

Report TV 2018-05-12

Views 7

EKSKLUZIVE - Dhjetë vitet e fundit numri shtetasve shqiptarë që vizitojnë Ekuadorin është rritur. Drejtoria Kombëtare e Policisë kundra narkotikëve i kushton një vëmendje të posaçme vizitorëve shqiptarë pasi ata konsiderohen si potencialisht të përfshirë në trafikun e kokainës.

Pikërisht për të parandaluar aktivitetin kriminal të shtetasve nga Europa autoritetet ekuadoriane kanë ngritur në operacion të koduar Acrux. Në bashkëpunim me Departamentin Europian kundra narkotikëve oficerët e operacionit ACRUX ndaluan në Aeroportin Ndërkombëtar të José Joaquín de Olmedo në Guayaquil më 16 Qershor 2017 dy shtetas shqiptarë.

Share This Video


Download

  
Report form