Kryeministri Edi Rama u nderua me Çmimin për Pluralizmin Kulturor, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky çmim iu dorëzua Kryeministrit Rama nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer, në një ceremoni të posaçme të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.
Çmimi u akordua me motivacionin ?Për angazhim të veçantë në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të vërtetës historike, promovimin e ruajtjes së vlerave kulturore të trashëgimisë së popullit amerikan.?
?Vetëm dje folëm për ndikimin dhe për lidhjen e mahnitshme të Shqipërisë me shtetin e Izraelit, por tani jam gjithashtu i nderuar që jam këtu, jo vetëm për lidhjen midis Shqipërisë dhe Izraelit, por gjithashtu një lidhje midis Amerikës dhe Shqipërisë, sepse janë shumë qytetarë amerikanë që janë shpëtuar nga vendi juaj, kështu që nga ana e Komisionit që përfaqëson Presidentin dua t?ju them faleminderit në emër të Amerikës,? ? u shpreh Kryetari i Komisionit Paul Packer.