Drejtorët e nivelit të lartë në administratën publike janë emëruar dhe vijojnë të qëndrojnë në detyrë në kundërshtim me ligjin. Drejtorët e ?mëdhenj?, të njohur ndryshe si nëpunësit e nivelit të lartë drejtues (TND), ushtrojnë detyrën pa ndjekur Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA-s), siç parashikohet në ligj. Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil nuk jep një numër të saktë të drejtorëve që nuk kanë kryer trajnimin, por i kërkon Kuvendit dhe qeverisë që këta drejtorë të ndjekin Shkollën e Administratës Publike.
?Nëpunësit që e përbëjnë këtë kategori, nuk kanë qenë më parë pjesë e shërbimit civil, por kanë hyrë në këtë sistem, si një rast i përjashtimit ligjor dhe për këtë arsye, ata nuk kanë mundur të trajnohen pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, si në drejtim të formimit të thelluar, ashtu edhe të formimit të vazhdueshëm profesional, ç`ka është një detyrim ligjor për nëpunësit që rekrutohen në përputhje me kërkesat e pranimit në shërbimin civil dhe që e fillojnë karrierën nga niveli ekzekutiv.