Rudina/ Olen Cesari tregon shfaqjen para 2 milion personave: Jam shokuar (16.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Olen Cesari është violinisti shqiptar që na bën krenar për muzikën e tij në të gjithë botën. Ai ishte sot i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu rrugëtimin e tij në muzikë dhe jo vetëm. Gjëtë emisionit violinisti tha se çelësi i suksesit të tij me publikun ka qenë pikërisht komunikimi me ta.
Si një nga performancat e tij më emocionuese ai cilësoi atë në Bologna të Italalisë ku ka luajtur përpara 2 milion personave.
Cesari u ngjit në skenë në moshën 5-vjeçare si një virtuoz i lindur dhe në moshën 7-vjeçare dha koncertin e tij të parë recital në teatrin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit.
?Kur hipi në skenë dhe kam të bëj me publikun tim që ka ardhur për mua. Dua ta sajdis në mënyrën më të mirë të mundshme. Kërkoj ti komunikoj gjërat në thjeshtësinë më totale që mund të gjej unë. Në koncertet e mia unë i shpjegoj gjërat dhe e fus publikun në brendësi të gjësë. Më pëlqen bashkëbisedimi me publikun. Më ka rastisur në Kinë që asnjë nga gjuhët që dija unë nuk pinte ujë dhe u detyruam ta bënim me përkthyes sepse unë kisha nevojë të komunikoja me publikun dhe ka qenë ky çelësi i suksesit në Kinë. Funksionon me publikun që unë ti shpjegoj se përse kam vendosur të luaj një pjesë. Unë kam filluar të merrem me violinë që 3 vjeç e gjysmë dhe është si frymëmarrje për mua. Kur unë isha 5 vjeç kam luajtur për herë të parë përpara një publiku në teatrin ?Aleksandër Moisiu? në Durrës. Ishin 300 persona dhe unë kam luajtur Moxartin, unë mezi e përballova. Dhe kur kam mbaruar shpërtheva në lot. Në koncertet e tjera mësohesh dhe është normale të performosh dhe të mbarosh punë. Më ka ndodhur një herë në Bologna para 2 milion personave ku ishin të pranishëm Papa II dhe gjithë qeveria e botës, aty jam shokuar dhe nuk po e kontrolloja dot më publikun, kjo ka qenë e vetmja herë kur nuk kam qenë i qetë? tha Çezari.

Share This Video


Download

  
Report form