TIRANE - Presidenti i Republikës Ilir Meta ka autorizuar ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati të nisë negociatat me Greqinë për caktimin e kufirit detar. Ky vendim i kreut të shtetit bën që ministri Bushati të ketë tashmë dritën jeshile për të lëshuar plotfuqishmërinë dhe nisjen e bisedimeve me Athinën Zyrtare.
Autorizimi i Metës vjen pas takimit me kryeministrin Edi Rama dy javë më parë dhe tre letrave të shkëmbyra me kryediplomatin Bushati, për termat e marrëveshjes së Detit si dhe për ekipin e negociatorëve në tryezë përballë grekëve.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 që rrëzoi Paktin Detar Berisha-Karamanlis dhe garantimin e sovranitetit