Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kallëzon penalisht në Prokurori ish- anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj i dorëhequr pak javë më parë nga procesi i vetingut.
Në një njoftim zyrtar, KPK bën me dije se ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.
Mësohet se materialet e dërguara në Prokurori janë të dhënat e dërguara nga momenti i nisjes së vettingut deri në ndërprerjen e këtij procesi.
Ish-gjyqtari Besnik Imeraj i pyetur nga TV Ora Neës tha se padian penale ndaj tij është sulm politike.
"Padia penale është politike, nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Që kur Edi Rama dhe Qeveria po bëjnë kontrollin e gjyqtarëve gjithcka është e qartë. Unë nuk kam asnjë problem me ligjin"
Burime të Prokurorisë së Përgjithshme nuk kanë dhënë detaje në lidhje me kallëzimin e bërë nga KPK ndaj ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, por thanë se materialet do të përcillen për hetim në prokurorinë kopetente, në rast se bëhet fjalë për korrupsion hetimi kryhet nga Krimet e rënda. Ndërsa në rast se padia është për ceshtjen e deklarimit të pasurisë, hetimi kryhet nga Prokuroria e Tiranës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kpk-referon-ne-prokurori-dosjen-ish-gjyqtarin-besnik-imeraj