Report TV - ‘Dezertimet’ e këshilltarëve nga LSI, Kryemadhi: Janë të lirë...

Report TV 2018-05-12

Views 0

Kryetarja e LSI ka reaguar për herë të parë pas largimeve të shumta ditët e fundit nga radhët e partisë në nivel këshilltarësh në këshillat bashkiakë të vendit. Monika Kryemadhi u shpreh se anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo. ?Sot është ditë paqe, nuk është ditë as për të cilësuar apo për tu marrë me lajme të vjetra. Anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e t?u japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqenie dhe më shumë begati? u shpreh Kryemadhi. Në ditët e fundit janë larguar shumë këshilltarë të LSI në disa këshilla bashkiakë nga Vlora dhe deri në Shkodër ditën e sotme, ku ?dezertuan? nga forca nga e cila u zgjodhën 4 anëtarë të LSI duke iu bashkuar PS.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS