Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sot të flas për 10 arritjet e shërbimeve ruse në Shqipëri pas vitit 1990. Është fjala për arritje të shërbimeve të fshehta por nuk duhet kuptuar se bëhet fjalë për agjentë të paguar në çdo rast. Janë ata që quhen agjentë të ndikimit që veprojnë pa pagesë ose me interesa më të ndërlikuara. Po i marr me rradhë të dhjeta, listën e kam bërë unë.
1-Mosprania në debatin publik në media në Shqipëri e veprimtarisë së shërbimeve të fshehta ruse në Shqipëri për një kohë të gjatë, gjatë 25 vjetëve duke u etiketuar me përshkrim si teori konspiracioni e kohës së Luftës së Ftohtë. Të gjitha përpjekjet për këtë kështu etiketoheshin nga politikanët dhe ato të ashtuquajtura media të mëdha.
2-Kundërshtimi në përgjithësi nga politika, por edhe nga një pjesë e madhe e medias për të rishikuar simbolikën antifashiste me elementë të theksuar sovjetikë dhe tre elementë kombëtarë shqiptarë. Vecanërisht këtu ka qenë PS shumë më e ndjeshme dhe mediat pranë saj. Këtu e kam fjalën për simbolikën: Në mes kemi Nënë Shqipëri, monumentin ku bëhen gjitha ceremonitë me rastin e Ditë së Pavarësisë, 5 majit, Ditës së Dëshmorëve, 29 Nëntorit Clirimit të Vendit. Gjithë kjo simbolikë antifashiste është imituar nga simbolika antifashiste sovjetike dhe sic shikoni nuk ka asnjë shenjë kombëtare, as monumentin Nënë Shqipëri me autor babain e kryetarit të partisë së pushtetit, z. Kristaq Rama, babain e kryeministrit. Nuk ka asnjë simbolikë shqiptare se lufta antifashiste shqiptare ka qenë shqiptare, ashtu siç ka qenë luftë antifashiste ruse, luftë antifashiste italiane në Itali, në Francë, franceze e kështu me rradhë. E njëjta gjë që ka lidhje me këtë simbolikën antifashiste është dhe fiksimi me ligj pas vitit 1990, në vitin 2000 i 9 majit si Dita e Fitores mbi Fashizmin kur vendet e Europës Perëndimore dhe të NATO-s njohin 8 majin. Për shkak të ndryshimit të orës së Moskës, Shqipëria e Enver Hoxhës komuniste e njihte 9 majin si Bashkimin Sovjetik dhe sot jemi i vetmi vend i NATO-s që kemi 9 majin si Ditë të Fitores mbi Fashizmin, të shkruar me ligj. Në ligjin e vitit 2000 për statusin e dëshmorit, kur duhet të kemi 8 majin se ne nuk kemi një brez kohor me Moskën, Serbia, Rusia, Bjellorusia kanë 9 majin. Të dyja partive dua tu hap pak punë. Në këtë rast, deri këtu përgjegëse është PS. Ka edhe PD përgjegjësi të saj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-10-arritjet-e-sherbimeve-ruse-ne-shqiperi-pas-1990