Ora News - Fëmijët me sëmundje të rënda, autik dhe sindromën down falas në çerdhet e Tiranës

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 14

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës do të përjashtojë nga tarifa mujore e ushqimit në çerdhe dhe kopshte fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda, autik dhe me sindromën down. Kjo tarifë është 130 lekë në ditë në çerdhe dhe 160 lekë në ditë në kopshte.

Fëmijët e vegjël që kanë vetëm një prind, nënat e divorcuara që kanë në kujdestari fëmijët, ata që vuajnë nga sëmundjet e rënda, çrregullime të spektrit autik apo sindromi down do të përjashtohen nga tarifa e ushqimit në çerdhe dhe kopshte.

Bashkia e Tiranë propozoi në Këshillin Bashkiak zerim të tarifës 160 lekë/ditë për kopshtet dhe 130 lekë ditë/për çerdhet për kategoritë në nevojë.

Veliaj: Zerim të detyrimit mujor, pra shërbim pa pagesë janë: Fëmijët me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike apo me sëmundje të rënda të trashëguara siç mund të jenë sëmundje gjaku, sëmundje të brendshme sipas raportit të Komisionit mjeko-ligjor. Për herë të parë kemi në çerdhet dhe kopshtet tona fëmijë që kanë nevojë jo vetëm për shërbim më të specializuar dhe psikologë në çerdhe por kësaj here na ka lindur nevoja duke qenë se është krijuar një komunitet i tillë edhe për të bërë reduktim të çmimit, ose në disa raste zerimin e saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/femijet-me-semundje-te-renda-autik-dhe-sindromen-down-falas-ne-cerdhet-e-tiranes

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS