Ora News - Partia Socialiste më pro LGBTI, PD më konservatore

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një studim të realizuar për herë të parë në Shqipëri për pjesmarrjen e komunitetit LGBTI në politikë, tregon se nga 73 persona që kanë pranuar orientimin e tyre seksual, 10% e tyre janë pjesë e partive. Më pro të drejtave të tyre është vlerësuar Partia Socialiste, Partia Demokratike është parë disi me konservatore. Ndërsa PR dhe PDIU kanë më pak mbështetje ndaj këtij komunitetit.

Kur flitet për pjesëmarrjen e komunitetit LGBTI në politikë, ka dy qëndrime.

I pari, përfaqësuesit e partive politike që i janë përgjigjur një ankete studimore thonë se nuk njohin asnjë anëtar të deklaruar si LGBTI në forumet drejtuese, në ato rinore dhe këshillat bashkiakë.

I dyti, personat që kanë deklaruar orientimin e tyre seksual(ende i vogël numri, vetëm 73 nga rreth 400 të pyetur), 10% janë shprehur se janë anëtarë të partive PS, PD dhe LSI.

Studiuesi Blendi Ceka thotë se gjetjet e anketës tregojnë se 5% e antarëve të komunitetit LGBTI kanë deklaruar se aderojnë në Partinë Socialiste, të cilën e shohin me të përfshirë me programet e saj pro të drejtave të komunitetit.

Më pas vjen PD, që konsiderohet me konservatore, dhe në renditje vjen LSI.

Në zgjedhjet e 2017, LIBRA u pa gjithashtu liberale nga ky komunitet përsa i takon respektimit të të drejtave të tyre.

Partia Republikane dhe PDIU, janë konsideruar më pak të përfshire në këtë komunitet, pasi programet e tyre orientohen drejt parimeve të familjes.

Personat që i përkasin komunitetit LGBTI mendojnë se po të kishte në politikë të deklaruar me këtë orientim seksual do të përfaqësoheshin më mirë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/partia-socialiste-me-pro-lgbti-pd-me-konservatore

Share This Video


Download

  
Report form