Ajo është një nga sopranot shqiptare që ka prekur skena të mëdha botërore. Nëpërmjetë zërit të saj Mirjam Tola ka interpretuar role të mëdha operistike duke i dhuruar publikut emocione të forta. Pas përfundimit të studimeve për kanto, Tola u zhvendos në Austri dhe vazhdoi më tej studimet. Ajo ka performuar në skena të mëdha operistike si ajo e Vienës, New Yorkut, Los Angelesit, Humburgut, etj.
Por, së fundmi sopranon e kemi parë si pjesë të jurisë në spektaklin ?Virtuozët? ku përmes profesionalizmit të saj gjykon talentet e reja.
Sot, Tola ishte e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu fillimet në karrierë jashtë Shqipërisë.
?Gjatë studimeve në Shqipëri unë edhe kam kënduar në Austri. Erdhi një tenor austriak i cili kishte një projekt për të bërë një opera të Moxartit si dhe të zbulonte talente në Ballkan. Dhe ndër të tjerë në audicione u përzgjodha edhe unë. Bëra një kurs për gjermanisht dhe aty filloi lidhja me perëndimin. Pas studimeve u spikata edhe si soliste dhe nisa karrierën time. Detyra që kam tani në Shqipëri tek ?Virtuozët? është shumë e vështirë, madje më e vështirë se sa të performosh dy orë si soliste?, tha Tola.