Report TV - Gjeorgjiani i Gulf Svanidze me kompani Call Centër, e mbylli 1 vit më parë

Report TV 2018-05-14

Views 0

Irakli Svanidze, gjeorgjiani i shpallur në kërkim me vendim të prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri nuk ka pasur në administrim vetëm kompaninë e naftës ?Gulf?, por dhe një kompani tjetër të quajtur ?Puntocall?.

Kjo kompani është hapur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të saj, në fushën e Call-Centër, duke raportuar si adresë biznesi rrugën ?Shkelqim Fusha?, në Tiranë. Mësohet se pikërisht kjo kompani ishte regjistruar në Prill të 2016, ndërkohë që vetëm një vit më pas kishte bërë ç?regjistrimin e biznesit.

Kompani është çregjistruar me vendim gjykate, me procedurë likujdim i thjeshtëzuar, në muajin Prill të 2017. Nuk dihet me saktësi nëse Svanidze ka ushtruar aktivitet tregtar në fushën e Call-Centër, por dyshimet e prokurorisë janë se kompania në fjalë ka qënë ?guaskë?.

Prej 19 prillit 2018 gjeorgjiani është shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, pasi në cilësinë e administratorit të kompanisë ?Gulf? ka shitur mijëra tollona nafte, në një kohë që depozitat e naftës së kësaj kompanie kanë qënë bosh.

Share This Video


Download

  
Report form