Katër këngëtare performojnë bashkë në 15 maj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk janë të zakonshëm koncertet me orkestra të mëdha në vendin tonë. Vite më parë, Scorpions me një pjesë të orkestrës së Berlinit apo ndonjë këngëtar tjetër teksa performonte me banda të mëdha muzikore dukeshin shfaqje të huaja. Por, një epokë e re duket se ka mbërritur edhe në Shqipëri.



Të parët ishin tre musketierët, Aleksandër Gjoka, Elton Deda e Redon Makashi. Ndërsa tani katër këngëtare të tjera të afirmuara në skenën shqiptare, Rovena Dilo, Irma Libohova, Besa Kokëdhima e Eneda Tarifa.



Këngët e tyre më të njohura, disa prej tyre regjistrime të vjetra në kohë janë riorkestruar nga Elton Deda.



Kemi ndërhyrë në materialet muzikore jo për të ndërhyrë tek freskia e këngëve, pasi ato janë të tilla, por për të zmadhuar impaktin e tyre dhe memorien kolektive. Duke pasur një orkestër kemi mundësinë që ta çojmë këtë koncert dhe këngët në një dimension shumë më të madh. Kjo është një epokë e re në muzikën shqiptare, një lloj popi e rroku sinfonik që i dhanë provat e para tek musketierët, e koncerti i divave do ketë edhe më shumë elementë.



Katër ?musketieret? e muzikës shqiptare e nisin në maj rrugëtimin e tyre artistik në Pallatin e Kongreseve, por po shohin të gjitha mundësitë për të performuar edhe në rrethe.

Share This Video


Download

  
Report form