Komisioni "Tahiri” , Ekskluzive/ 8 shkresat që trembin PD, të dhënat nga Basha tek Balili

Report TV 2018-05-14

Views 0

Kryetari i komisionit për çështjen ?Tahiri? Edi Paloka ka refuzuar të firmosë disa shkresa për informacion të anëtarëve socialistë, për llogari të hetimit. Ndryshe nga dakordësia e arritur në fillim të veprimtarisë së komisionit, ku Paloka deklaroi se do të firmoste çdo shkresë për përfaqësuesve te mazhorancës, në mbledhjen e djeshme të komisionit, demokratët thanë se shkresat dilnin përtej objektit të hetimit. Po cila janë shkresat e socialistëve, të cilët trembin demokratët? Shqiptarja.com zbardh 8 shkresat e plota të anëtarëve socialistë, të cilat nuk firmosen nga Paloka, veprim ky që mund të çojë komisionin në kolaps.

Një nga shkresat i drejtohet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku kërkohen të dhëna lidhur me grante që i janë dhënë Klement Balilit ose të afërmve të tij, vlera e tyre, kur dhe nga kush janë dhënë si dhe për çfarë janë dhënë. Edhe pse Balili konsiderohet si ?Eskobari i Ballkanit?, PD pretendon se kërkimi i të dhënave rreth tij janë jashtme objektit të komisionit hetimor. Një tjetër shkresë e përfaqësuese të shumicës i drejtohet për informacion Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku kërkohen të dhëna në lidhur me aktivitetin e regjistruar në emër të shtetasit Arbër Çekaj ose Arbër Kuliçaj, i dyshuar si i përfshirë në tentativën për të trafikuar 613 kg kokainë. Edhe kjo shkresë nuk është firmosur nga kryetari i komisionit. Gjithashtu, Paloka nuk ka pranuar që të firmosë një kërkesë drejtuar Ministrit të Mbrojtjes dhe drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, për t?i vënë në dispozicion komisionit të dhëna lidhur gjendjen e funksionimit të radarëve në vitin 2013. Një tjetër kërkesë i drejtohet SHISH, rreth të dhënave në lidhje me dorëheqjen ish-drejtorit të Forcës Lëvizëse Operacionale Arjan Muçaj, pas përplasjeve me ish krahun e djathtë Berishës, Agron Kuliçaj, shqetësim ky i përshkruar në Kabllogramet e Ambasadës Amerikane.

Share This Video


Download

  
Report form