Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Artistët u takuan përsëri për të shprehur pakënaqësinë e tyre për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aktori dhe artisti i Popullit Robert Ndrenika, ritheksoi edhe njëherë rëndësinë që ky teatër dhe në veçanti trualli i këtij teatri ka për aktorët, duke e krahasuar atë më Jeruzalemin.
Ai tha se nuk ka logjikë që ky truall tu merret aktorëve që kanë një jetë në këtë teatër nga tre-katër biznesmenë për të bërë "pazar" me të.
Ndrenika: Nuk di të jetë konsultuar. Një arkitekt më tha: Ajo që pashë nuk vlen as për teatër të Lezhës. Por unë si minimalist e pranova. Duhet të jenë në diskutim edhe prishja edhe ndërtimi, të bëhet një teatër i mirë që të rrojë 500 vjet. Unë mendoj se më e shenjta nga të gjitha këtu është toka e këtij teatri. Ky është Jerusalemi ynë që duan të mbysin kryqëzatat e 5 apo e 6. Dikur isha Drejtor Tetari ndonjë vit, një koleg i imi që nuk po ja pëmend emrin më thoshte: Të privatizojmë tokën.Si ta privatizojmë i thashë?
Pse i morën studiot këta skulptorët dhe piktorët? Një Drejtor tjetër që erdhi pas meje deshi ta bënte me ligj që toka e teatrit është me tapi e Teatrit. Edhe kjo nuk u pranua, se donte Fatos Nano apo të tjerët.Po tani ne që kemi nga 70-80 vjet këtu që me familjen e Sandër Prosit, Prokop Mimës, Loro Kovaçit etj, nuk është gjynah të vijnë 3-4 biznesmenë dhe të thonë që është e jona? Ta marrin pa para dhe ta shesin 10 mijë euro metrin katrorë të sipërfaqes së tij. Dhe kjo mendoj unë nuk ka logjikë. Prandaj ne të mbrojmë tokën e këtij Teatri se është e jona, është e komunitetit.
Në takimin në Teatrin Kombëtar, artistët janë shprehur sërish kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe por restaurimit të tij. Në mbështetje të tyre ishin edhe përfaqësues të opozitës PD-LSI nga Kuvendi dhe këshilli bashkiak i Tiranës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/robert-ndrenika-trualli-i-teatrit-jeruzalemi-yne-qe-duan-ta-mbytin-kryqezatat