Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në përkujtim të dëshmorëve që kanë rënë për lirinë e Kosovë, kryemistri Ramush Haradinaj deklaroi që kontributi i atyre që kanë luftuar për liri nuk do të shkojë dëm.
Gjithashtu kreu i qeverisë kosovare i kujtoj BE, se shqiptarët kanë luftaur gjithmonë për lirinë, dhe pa popullin më të vjetër në rajon nuk mund të jetë e lirë as Europa.
Ramush Haradinaj: "Evropa duhet të hapë negociatat për Shqipërinë. Evropa duhet ti japë liberalizim popullit të Kosovës.
Është e pamundur të konstatohet se Evropa është e lirë, jeton në liri, ka liri nëse populli që është më i vjetri në këtë kontinent nuk është i lirë."
I pyetur për taksën e rrugës së kombit, Haradinaj refuzoi të jepte një përgjigje.
Ramush Haradinaj: "Nuk i përgjigjem kësaj teme sot, më vjen keq."
Në Muzeun Kombëtar në Tiranë u nderuan kontributi i dy figurave emblematike të luftës për çlirimin e Kosovës. Në 20 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve Ilir Konushevci e Hazir Mala morën pjesë përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, si edhe përfaqësues të familjeve të dy dëshmorëve
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/haradinaj-evropa-smund-te-jete-e-lire-kur-populli-me-i-vjeter-i-kontinenti-nuk-eshte