Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zbardhur detaje të reja mbi regjistrimin audio të publikuar sot nga PD, ku sipas demokratëve, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, flet me trafikantët
Në emisionin ?5 Pyetje nga Babaramo?, deputeti Alibeaj deklaroi se përgjimi është bërë gjatë periudhës kur qeveris Fatmir Xhafaj, pra pasi ky i fundit ka marrë detyrën e ministrit të Brendshëm.