Report TV publikoi dje një skandal lidhur kallëzimin që AKU i kishte bërë në Prokurori dy prej kompanive më të mëdha importuese të miellit në vend, "Vëllezërit Hallaçi" dhe "Besniku sh.p.k" të cilat kanë deklaruar shifra të gabuara të nivelit të proteinave.
Ky kallëzim në prokurori erdhi pasi AKU ka ushtruar kontrolle zyrtare intensifikuese mbi monitorimin e këtyre Operatorëve.
Mielli kryesisht importohet nga Rusia, Serbia dhe Bullgaria.
Eksperti i Sigurisë ushqimore, Enriko Cenko i pyetur sot nga Report Tv për këtë problem, theksose se siguria dhe cilësia ushqimore janë çështje të sigurisë kombëtare.
Kjo është një çështje shumë sensitive dhe një nga pikat kryesore që mund të penalizojë integrimin e Shqipërisë në BE sidomos tani q ëjemi në procesin e negociatave. Siguria dhe cilësia ushqimore janë çështje të sihgurisë kombëtare. Cështja kryesore nuk ëhstë ze një apo dy subjekte bëjnë gjëra të tilla, cëhstja qëndron se në Shqipëri jnnuk funksionoin sitemi. AKU në përgjithësi ëhstë drejtuar nga njerëz jo profeisonistë, jo të zanatit dhe e ka bërë punën me fushata, jo në vazhdimësi. Për AKU s?mund trë ketë gjumë, përderisa s?ka gjumë për ata që bëjnë gjëra të tilla për të dëmtuar shëndetin e njerëzve.