Përballja mes Tahirit dhe prokurorëve Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj zgjati për dy orë në gjykatë. Seanca nisi në orën 11:00 dhe përfundoi në orën 13:00, ndërsa gazetarët e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Elton Qyno dhe Arsen Rusta zbardhin pjesë nga debati.
Në fillim të seancës te Krimet e Rënda, Saimir Tahiri ka ironizuar duke deklaruar se si në burg si në shtëpi për atë njëlloj është, pasi akuzat janë të pabaza dhe se nuk ka asnjë fakt që vërteton lidhjen e tij me kriminelët.
Me këtë masë që më keni dhënë si në burg si në arrest shtëpie është njëlloj për mua. Unë burg e quaj, se me këto prova që janë paraqitur nuk e pranoj as në arrest shtëpie. Meqë qenkam kaq i rrezikshëm, fusni të gjitha grupet kriminale në burg dhe faturojani Saimir Tahirit. Më vendosi në arrest në burg, pasi masa që kemi vendosur është e papërshtatshme me akuzat.
Saimir Tahiri në gjykatën e Krimeve të Rënda