Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Albert Eqerem Veliu, protagonist i video-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike, deri pak ditë më parë ka banuar në lagjen "Topana" në Vlorë.
Prej disa ditësh, pas publikimit të audio-pergjimit nga Partia Demokratike, banorët thonë se 51 vjeçari nuk është parë aty.
Në shtëpi nuk ka anjeri ndërsa në zonë nuk evidentohen forca policie. Ora News ka mësuar se anëtarët e tjerë të familjes, gruaja dhe dy djemtë, janë larguar mbrëmjen e të mërkurës dhe vendndodhja e tyre nuk dihet.
Në vitin 2016 bashkia e Vlorës e kishte përfshirë familjen e Albert Veliut në skemën e ndihmës financiare për shkak të problemeve të theksuara ekonomike si pasojë e papunësisë së kryefamiljarit. kjo ndihmë kishte vazhduar edhe këtë vit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-news-ne-shtepine-e-deshmitarit-x-albert-veliu