Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person ka qëlluar me armë zjarri në qendër të qytetit të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Besmir Gjela., 31 vjeç, i cili është arrestuar ka hyrë në një lokali dhe ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të një tavoline ku ndodheshin 4 persona, por nuk dihet ende se kush ka qenë objektivi.
Ngjarja ka terrorizuar banorët dhe personat që ndodheshin në lokal, të cilët kanë mundur të neutralizojnë autorin.
"Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-vlore-raportohet-te-plagosur