Vijojne kerkimet per turistin ne 'Shpellen e Pellumbasit'

RTV KLAN 2018-05-20

Views 1

Nuk dihet ende fati i 20-vjeçarit, Xhorxho Seferi, i cili rezulton i humbur prej 24 orësh, pasi ra bashkë me shokun e tij Fabio Dukagjini nga një lartësi prej më shumë se 10 metrash nga Shpella e Pëllumbasit.

Kërkimet nisën edhe mëngjesin e kësaj të diele për të riun, i cili një ditë më parë kishte vendosur të eksploronte bukuritë mahnitëse të kësaj zone, por që fatkeqësisht ra në rrjedhën e lumit Erzen.

Operacioni për gjetjen e 20-vjeçarit po vijon në një distancë prej 200 metrash nga vendi i ngjarjes. Kërkimet janë shtrirë nga Shpella e Pëllumbasit deri në drejtim të rrjedhës së Lumit Erzen, në Ibë.

Në operacion krahas RENEA-s janë përfshirë edhe efektivë të Policisë së Komisariatit Nr.1 në kryeqytet. Pjesë e kërkimeve është bërë edhe vëllai i 20-vjeçarit.

Teksa këkrimet vijojnë për Xhorxho Seferin, Fabio Dukagjini ka dhënë dëshminë e parë përpara uniformave blu. Mësohet se i riu është shprehur se nuk ka mundur dot ta shpëtojë mikun e tij, ndonëse kishte arritur ta kapte nga këmba pasi kishte rrëshkitur. Por rryma e fortë e kishte marrë përpara.

Dy turistë ranë mesditën e së shtunës nga lartësia te ?Shpella e Pëllumbasit?. Ndërsa Seferi rezulton i zhdukur, miku i tij Dukagjini mbeti për disa orë i bllokuar në një grykë kanioni derisa u shpëtua nga forcat RENEA.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS