Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetët e opozitës përsëri kanë marrë pjesë në komisione vetëm për të ngritur si shqetësim video-përgjimin e publikuar me vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është zhvilluar mes debateve të ashpra, pasi deputetët e opozitës nuk kanë pranuar që punimet të zhvillohen normalisht. E njëjta situatë u përsërit edhe në Komisionin e Ekonomisë.
Kryefjala e opozitës në Komisionet parlamentare ishin akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Deputeti, Bardh Spahia, debatoi me kreun e Komisioneve të Ligjeve, Ulsi Maja, duke kërkuar që Komisioni të mos vijojë me diskutimet për temën e ditës, në një kohë që po flitet për një ngjarje kaq të rëndë.
Por Manja iu përgjigj se Komisioni i Ligjeve nuk është Komisioni i Babales.
Bardh Spahia: Pse nuk e luftoni trafikun e drogës? Ulsi, jeni bërë palaço në mbrojtje të trafikut të drogës dhe trafikantëve.
Ulsi Manja: Nuk është Komisioni i Babales ky ju lutem, është Komisioni i Ligjeve.
Edhe në Komisionin e Ekonomisë u vu re një prezencë e shtuar e deputetëve demokratë. Flamur Noka u shpreh se shumë shpejt do të publikohen fakte të tjera që dokumentojnë mbrojtjen e Ministrit për të vëllain.
Por për kreun e Komisionit, Erjon Braçe, Prokuroria do të hetojë dhe do të zbardhë ngjarjen pasi në demokraci nuk bëhen gjyqe familjare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/noka-paralajmeron-publikimin-e-materialeve-te-reja-agron-xhafaj