Ora News - Bypass i Tepelenës, Gjiknuri: Investimi do ndikojë në punësim

Ora News Lajme 2018-05-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë ?Puna për Shqipërinë që Duam?, ministrat Damian Gjiknuri dhe Niko Peleshi zhvilluan një dëgjesë publike me banorë të Tepelenës.

Në fjalën e tij, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal tek projektet e investimeve në rrjetin rrugor duke ju referuar konkretisht Bypass-it të Tepelenës që fillon ndërtimin brenda vjeshtës dhe rrugës Kardhiq-Delvinë.

Gjiknuri: ?Disa angazhime që i kemi marrë për Qarkun e Gjirokastrës dhe për popullin e Tepelenës do ti bëjmë realitet. Këtu janë bërë shumë investime, Tepelena është transformuar. Kemi hapur një procedurë edhe për të zgjidhur bypassin e Tepelenës, do jetë një investim goxha i madh që do krijojë mundësi edhe për punë këtu në zonën e Tepelenës. Kompanitë në fund të fundit do marrin edhe njerëz këtu apo do jenë shërbime në funksion të këtyre veprave. Janë 18 milion euro investim për këtë vepër. Shumë shpejt do të fillojmë edhe rrugën Kardhiq-Delvinë. Pra, edhe kjo do te jetë një mundësi e mirë për njerëzit këtu që të komunikojnë ndërsa rritja e lëvizjes në drejtim të Sarandës patjetër do të sjellë një zhvillim ekonomik për atë zonë. Impakti ekonomik do të shpërndahet kudo?.

Ndërkaq, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se brenda korrikut do të kalojë ligjin për shërbimin veterniar.

Peleshi: Ne tani kemi bërë gati një ligj, dhe besoj brenda Korrikut do ta çojmë në Parlament për reformimin e shërbimit veterinar. Me dy fjalë, ky ligj korrigjon dy gjëra, e para shmang atë amullinë e shërbimeve veterinare dhe të veterinerëve, se sot kemi veterinerë bashkie, veterinerë të AKU-së, veterinerë të shërbimit rajonal të drejtorisë së bujqësisë, kemi klinika veterinare kemi veterinerë autonom. Secili nuk di se ku fillon dhe ku mbaron përgjegjësia, shpesh herë një punë iu takon të dyve ta bëjnë dhe se bën askush. Me këtë ndryshim, ne po ia japim të gjithë kontrollin një institucioni. Nuk do ketë më veterinerë të bashkisë, Bashkia nuk do merret me shërbimin veterinar. AKU do të bëjë kontrollin nga ferma e deri në dyqan, në tavolinë. Ndërkohë shërbimi veterinar synon të ketë për çdo njësi administrative, ish-komunë, të ketë të paktën një veteriner.

Ndërsa Bushati ishte në Pukë ku kërkoi nga drejtorët dhe të zgjedhurit vendorë që të jenë në lartësinë e detyrës dhe ti shërbejnë qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja Kumbaro pa nga afër punimet për transformimin e Libohovës në saj të rilindjes urbane ku është ndërhyrë në 10 mijë metra katëror në të gjithë zonën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bypass-i-tepelenes-gjiknuri-investimi-do-ndikoje-ne-punesim

Share This Video


Download

  
Report form