Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje dëshmitarin X, Albert Veliu.
Në studion e lajmeve të Ora News, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho deklaron se më parë është kërcënuar dhe familja e tij.
Spaho: Dëshmitari është kërcënuar dhe i kanë ofruar një të afërmi të tij 200 mijë euro që të mohojë dëshminë. Ne nuk dalim mbi bazën e ëndrrave që shikojmë në PD, por fakteve dhe provave. Tentativat për ta kapur u bënë që në fillim duke kërcënuar familjen e tij dhe familja është zhvendosur, tentiva të tjera po bëhen tani për ta blerë, manipuluar apo edhe dëmtuar.
Sipas Spahos, vëllai i ministrit Xhafaj ka mbrojtjen e qeverisë.
Nënkryetari i PD-së shprehet se prokuroria duhet të kishte nisur hetimet.
Spaho: Fakti që u largua i vëllai i Ministrit në atë mënyrë në një kohë që ishte bërë një deklarim publik. Prokuroria duhet të fillonte hetimet, duhet ta arrestonte. Në fakt e trajtoi më përkedhëli, ai shkoi atje dhe bëri ankimimin kundër dy deputetëve dhe punonjësit të PD dhe u largua me të gjithë nderet i shoqëruar nga policia dhe nuk dimë se ku është sot. Në një kohë që ka procedura për ekstradimin e njerëzve që kanë për të kryer vepër penale në shtete të tjera.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/audio-pergjimi-pd-ka-marre-ne-mbrojtje-bashkepunetorin-x