Moderatorja e ?Top Albania Radio?, Jonida Aliçkolli dhe opinionisti Olti Curri ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Aliçkolli tregoi se ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe sot kishte zgjedhur të përgatisë një recetë të tjeshtë me qofte patate dhe vezë të cilën e shoqëroi me një sallatë.
Ndërkohë Curri kishte zgjedhur të përgatisë pasta me ton peshku dhe salcë. Në fund të emisionit të dy të ftuarit dhe moderatorja Arjola Shehu provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e opinionistit Curri.