Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendos zyrtarisht të hënën për fatin e Adriatik Llallës nëse do i nënshtrohet Vettingut apo jo. Trupa e komisionerëve u tërhoq për vendim dhe pritet që të hënën në orën 13:00 të bëhet publik verdikti për ish-kryeprokurorin.
KPA shqyrtoi sot kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkon që ish-prokurori i Përgjithshëm të mos përjashtohet nga Vettingu, por t'i nënshtrohet atij njësoj si e gjithë trupa e sistemit të drejtësisë. Kërksa e Komisionerit Publik erdhi pas vendimit të KPK të cilët ndërprenë Vettingun e Llallës, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mundësia për të marrë një pozicion tjetër në sistemin e drejtësisë, më konktretisht në Gjykatën e Lartë.
Gjatë seancës së sotme, KPA ka dëgjuar komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.
?Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish-kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar?, tha Ballhysa.
Ndërsa avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, u shpreh se: ?parashikimet ligjore thone se nese subjekti jep doreheqjen, procesi i Vettingut ndërpritet. Me shume se kaq une nuk mund ta shpjegoj dot?.